Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shkuar këtë të shtunë në Turqi me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Udhëtimin drejt Stambollit të Zaev e bëri të ditur qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një njoftimi për mediat.

Sipas deklaratës, Zaev dhe Erdogan do të diskutojnë për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë tregtinë, ekonominë, sistemin shëndetësor dhe tema të tjera.

Në këtë vizitë në Turqi, Kryeministri maqedonas Zaev shoqërohet nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. /tvklan.al