Sinoptikanët: 3-4 cm në Tiranë dhe Durrës

Shumë pranë kryeqytetit, mali i Dajtit është zbardhur nga dëbora. Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të rënden pas borës.

Sinoptikanët thonë se edhe kryeqytetasit do ti  gëzohen bardhësisë . Ndonëse do të jenë pakta reshjet e dëborës, kryeqyteti do të zbardhet.

“Parashikohet që orët vijuese të sjellin një renë të lehtë të temperaturave ku 95 % e tërritorit shqiptar të përfshihet nga bora. Edhe në zona të ulta përfshirë Tiranën, Durrësin ku sasia e reshjeve do jetë 3-4 cm”

Por reshjet e dëborës nuk do zgjasin për shumë ditë në të gjithë territorin.

“Pas ditës së diel do te kemi një postim të reshjeve në juglindje dhe verilindore, pasi moti do të jetë i kthjellët”.

Temperaturat në zonat malore do të shkojnë afro -20 gradë celsius.

“Do të ketë rënie të djeshme të temperaturave ku do të shkojnë deri në -15 gradë . Deri në -20 në Zonat malore”.

Kjo situatë me mot të acartë do të zgjasë për afro një javë, më pas temperaturat do të rikthehen në vlerat normale për muajin Shkurt.

Tv Klan