Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në vitin 1998 në Vlorë



Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në vitin 1998 në Vlorë

11:13 12/02/2021

Pas 23 vitesh, autoritetet hetimore kanë mundur të zbardhin vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë në vitin 1998.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë. Ai është 47-vjeçari Gerti Selimaj, i cili është shpallur në kërkim.

Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 23 vite më parë, 47-vjeçari Gerti Selimaj vrau me armë vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij. /tvklan.al







Të ngjashme