Zbulimi i frikshëm në vilën 40 mln $, policia nis hetimet


Zbulimi i frikshëm në vilën 40 mln $, policia nis hetimet

13:50 11/08/2020

Një histori e pazakontë ka ndodhur në Francë. Disa punëtorë kanë zbuluar kufomën e një personi që dyshohet se është vrarë 30 vjet më parë.

Zbulimi i frikshëm u bë në një bodrum në një vilë në Paris. Për ngjarjen policia ka nisur hetimet.

Trupi i pajetë u gjet në një shtëpi 40 milionë dollarëshe, e cila është blerë kohët e fundit pasi qëndroi e pabanuar prej 1980-s.

Policia ka mundur që të identifikojë viktimën, i quajtur Jean Pierre Renaud. Ai ishte një person i alkoolizuar.

Autori i kësaj ngjarje është vështirë që të gjurmohet nga autoritetet. Këta të fundit thonë se viktima kishte kocka të thyera dhe plagë të shkaktuara nga thika.

Vila i përkiste një poeti francez, Francois Coppe. Në Janar, shtëpia iu shit bankierit Jean Bernard Lofonta./tvklan




Të ngjashme