Mister rreth vrasjes së djeshme në qendër të Tiranës. Një ditë pas vrasjes së 21 vjeçarit Klodian Kurti në një semafor pranë bulevardit kryesor, Policia ka mundur të identifikojë autorin e vrasjes që gjithsesi mjaftohet me incialet e tij. Sipas Policisë i akuzuari kryesor si autor i vrasjës është 19 vjecari E.K.

Por përveç identifikimit të autorit të vrasjes rreth ngjarjes së djeshme janë ngritur mjaft hipoteza dhe kundërthënie. Në komunikatën e Drejtorisë së Policisë Tiranë, thuhet se autori i vrasjes, 19 vjecari E.K. udhëtonte bashkë me viktimën Klodian Kurti në të njejtën makinë tip Benz. Ndërkohë që dje, dëshmitarët okularë të cilët rastësisht kanë parë krimin thanë që kanë qënë dy persona të cilet po ecnin në këmbë dhe vetëm pasi i janë afruar makinës kanë qëlluar me breshëri automatike në drejtim të Klodian Kurtit.

Gjithashtu fill pas vrasjes në momentin kur akoma policia nuk kishte ardhur në vendngjarje, njerëzit, të cilët ishin dëshmitarë okularë thanë për ne se granata që i mori jetën Kurtit, është hedhur nga atentatorët e tij, pasi kanë parë që plumbat e automatikut e kishin lënë akoma në jetë. Ndërsa burime të policisë kanë bërë të ditur se granata ka qënë në duart e
viktimës dhe duke mos mundur t’a hedhë i ka plasur në dorë.

Megjithatë për opinionin publik dhe vetë forcat e rendit sqarimi i
këtyre kundërthënieve do të mund të bëhet vetëm pas kapjes së autorit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj