Finalizohet Operacioni Policor i koduar ”ÇMONTIMI”, ku është arrestuar një shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij !

Specialistët e Seksionit të Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar ”ÇMONTIMI”, ku e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

Maringlen Lalaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me shtetasin A.B., ( i cili është shpallur në kërkim), janë autor të vjedhjeve së disa dyerve (duralumin), të pallateve në lagjet ”Hajro Çakerri” dhe ”Pavarsia”, ngjarje të ndodhura në datat 2 dhe 5 Dhjetor 2017. Këta shtetas dyert e vjedhura i shisnin për qëllime perfitimi material.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 (katër) dyer.

Po vijon puna për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal te këtyre shtetasve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al