Zbulohet identiteti i tre personave të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë për vrasjen e dyfishtë në Laç më 30 Maj, ku humbën jetën Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Klan Plus raporton se në kërkim janë 33-vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Alija alias Oltion Vlashi 31 vjeç dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola, të tre nga Kurbini. Njëri prej tyre, Ilir Xhepaj, është person me precedent penal dhe ka qenë në kërkim për një plagosje të kryer në muajin Maj të këtij viti.

Ata janë në kërkim nga policia si bashkëpunëtorë të Eduart Lamajt, i cili u arrestua një ditë më parë duke u mjekuar në një spital privat në Tiranë.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe dy automjete, një makina “Volkswagen Golf” me targa AA 505 UG që u përdor për lëvizjet e autorëve, dhe një fuoristradë “Land Rover” që transportoi të plagosurin në spital. /tvklan.al