Zbulohet mekanizmi për të kontrolluar diapauzën në qelizat njerëzore. Diapauza është aftësia që ka organizmi për të frenuar momentalisht zhvillimin embrional për të pritur kushte me të favorshme për sjelljen në jetë të organizmit të ri dhe për të rritur shanset për mbijetesë.

Deri më sot ishte e njohur që kjo gjë ndodh kryesisht tek insektet, por edhe tek një gjitar që jeton në Australi. Ky i fundit është në gjendje të realizoje një ngjizje pak ditë para se të lindë këlyshin në fund të shtatzanisë, dhe embrioni i ri vihet në gjendje si të ngrirë që zgjat deri sa mbaron procesi i dhënies së gjirit të këlyshit të parë. Pikërisht këtë kapacitet e ka edhe specia jonë, natyrisht që nuk e shfrytëzon, por që ruan mekanizmat qelizorë për ta provokuar.

Në studimin e institutit të Gjenetikës Molekulare Max Planck është vëzhguar pikërisht ky mekanizëm që kontrollon diapauzën.

Është një proces i mbetur nga evolucioni dhe konsiderohet i rëndësishëm pasi mund të përdoret për të patur sukses në mjekësinë riprodhuese gjatë procedurave të fekondimit in vitro.

Klan News