Jasir Asani ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e koreanëve të Gwangju. Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e avantazhit ndaj japonezëve të Kawasaki Frontale, në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Në minutën e 21-të, Asani u tregua i saktë nga pika e penalltisë, për të ndalur topin në rrjetë. Goli i Asanit, në fund mori vlerën e 3 pikëve, pasi Gwangju fitoi 0-1.

Ky gol vjen pas dy ndeshjeve pa shënuar nga 29-vjeçari, që në këtë fillim kampionati duket në formë të jashtëzakonshme.

Për Asanin ky është goli i katërt në dy ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampioneve të Azisë, pas tripletës së realizuar ndaj Yokohama Marinos. /tvklan.al