Insekti “gjigant” është një gjahtar nate e quhet dhelpër

Pas 2 vitesh kërkim një natyralist  ka arritur të gjejë një nga merimangat më të mëdha dhe më të rrezikuara në Angli, e cila nuk ishte parë që prej viti 1993. Pas 27 vjetësh, kjo specie u pa në një territor ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Merimanga-dhelpër është një gjahtar i talentuar gjatë natës, i njohur për shpejtësinë dhe shkathtësinë e saj, si dhe tetë sytë të zinj që i japin një shikim të forte. Ajo ka një gjerësi prej 5 centimetra. Merimangës i pëlqen klima më e ngrohta dhe është më e zakonshme në territorin evropian, veçanërisht në zonat e bregdetare.

Natyralisti, Mike Waite, zbuloi merimangën e pakapshme pas dy vitesh, duke e kërkuar edhe gjatë natës atë.

Zbulimi i dhelprës-merimangë tregon se sa i gjallë është ky territor i Ministrisë së Mbrojtjes, jo vetëm për merimangat, por edhe për flutur blu krah të argjend dhe gjallesa të tjera. .

Menaxhuar për rimëkëmbjen e natyrës, Ministria e Mbrojtjes luan një rol të rëndësishëm në shkallë kombëtare për gjallesat e rralla të zogjve, zvarranikëve dhe jo-vertebrore.

Për strehim, Merimangat- dhelpra hapin gropa ose vrima në shkëmbinj dhe trungje dhe bëjnë një gropë të veshur me mëndafsh si një tërheqje për dimrin. Waite tani po zhvillon ekspedita të mëdha të natës për gjueti dhelpra në vendet fqinje dhe shpreson që një ditë të realizoj një punim shkencore për to. 

Klan Plus