Shkencëtarët kanë zbuluar fosilin e një lloji dinozauri, i cili daton 152 milionë vjet më parë.

Sipas

The Independent

 mbetjet e reaktorit prej 5.5 metrash u gjetën brenda shkëmbinjve të epokës mesozoike në qytetin perëndimor të Gujarat në Indi.

Përbindëshi misterioz i paprekur u zbulua pas 1500 orë punë gërmimesh. Mungojnë vetëm disa pjesë të kockave të kafkës, krahëve dhe bishtit.

Nga ekzaminimet e bëra në lidhje me dhëmbët e zvarranikëve tregojnë se ka gjasa që kafsha të jetë pjesë e një familjeje butikësh deti me guaskë të fortë që quhen amonitë.

Shpresohet se fosili, i zbuluar për herë të parë në revistën PLOS ONE, do të ndihmojë paleontologët të kuptojnë se si zvarraniket detarë evoluan dhe u përhapën anembanë botës.

“Fosilet e vertebrorëve janë të rralla nga rajoni i Kachchh dhe prisnim vetëm fragmente të kockave nga kjo zonë,”

tha Guntupalli Prasad, autori kryesor i studimit për PLOS Research News, i cili është i lidhur me PLOS ONE.

“Pra, për të gjetur një skelet thuajse të plotë është e habitshme dhe shumë emocionuese”.

Prasad tha se ky fosil u ngjante delfinëve moderne e balenave dhe ka jetuar midis 250 dhe 90 milion vjet më parë.

“Konkurrentët kryesorë të tyre detarë ishin plesiosaurët, një grup tjetër zvarranikësh detarë dhe peshkaqenë”

, tha ai.

“Ndërsa dinosaurët dominonin në tokë, pterosaurët, zvarranikët fluturues, ishin sundimtarët e ajrit”.

Në një deklaratë, ekipi tha se ‘monstra’ mund të zbulojë nëse ka pasur një lidhje detare midis Indisë dhe Amerikës së Jugut rreth 150 milion vjet më parë./tvklan.al