Një gabim i pilotit ishte shkak për një aksident ajror ku mbetën të vrarë pesë persona në Melbourne, Australi, vitin e kaluar.

Avioni goditi një qendër tregtare pas ngritjes, duke vrarë pilotin Max Quartermain dhe katër pasagjerë amerikanë. Dy persona në tokë pësuan lëndime të lehta.

Sipas BBC, autoritetet e sigurisë së aviacionit thanë se timoni i avionit ishte në një pozicion të gabuar dhe kjo ka shkaktuar rënien e tij.

Problemi duhet të ishte zbuluar në kontrollet para fluturimit, thanë ata.

Pasagjerët Greg Reynolds De Haven, Russell Munsch, Glenn Garland dhe John Ëashburn ishin nisur për të vizituar ishullin King në Tasmani, kur aksidenti ndodhi në Shkurt të vitit të kaluar.

Quartermain, një pilot me përvojë, lëshoi shtatë sinjale alarmi pasi u nis nga aeroporti i vogël i Essendon në Melbourne.  Aeroplani ishte në ajër për 10 sekonda para se të përplasej në një qendër tregtare.

Sipas Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportitpiloti kishte “disa mundësi” problemin mekanik në avion. Timoni është i vendosur në pjesën e pasme të avionit dhe ndihmon kontrollin e lëvizjes./tvklan.al