Një 31-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Viktima po drejtonte një zetor dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

31-vjeçari Ermal Kumanaku u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al