Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj të tjerë afatin hetimor për ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai është person nën hetim nga Prokuroria për akuzat pastrimit të parave, fshehje pasurie dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa nuk ka munguar dhe reagimi i ish-prokurorit, i cili ka ankimuar vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë ka sekuestruar disa pasuri të Llallës që kapin vlerën e 1 miliardë lekëve. Prokuroria ka kërkuar informacion për këtë hetim edhe në Gjermani aty ku familja e Adriatik Llallës ka qëndruar për disa vite.

Tv Klan