Sipas rezultateve të para, Europa ka votuar për partitë e qendrës.

Në Gjermani, sipas rezultateve të para paraprake, partia e kancelares gjermane, Angela Merkel  CSU-CDU ka marrë 28% të votave, ndjekur nga të gjelbrit me 22%. Qendra e majtë (Socialistët dhe demokratët) 15.50 % të votave, ndërkohë që ekstremi i djathtë Alternativa për Gjermaninë 10,50 %, ndjekur më pas nga ekstremi i majtë 5% dhe FDP 5%.

Sipas Exit-polleve, Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje. Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga  grupimi i presidentit Macron me 19,21%.

Në Austri qendra e djathtë OVP kryeson me 34,50 % ndërsa qendra e majtë 23,50 %.

Në Irlandë është fituese qendra e djathtë FG me 29%  e më pas socialdemokratët kanë fituar 15%.

Në Qipro, qendra e djathtë konservatore dhe kristianliberale fituese me 31,80 %, qendra e majtë me 26,00%, DIKO 11;90% nacionalistët.  Në Maltë është  po ashtu fituese qendra e djathtë 55, 00%, ndërkohë që qendra e majtë 37,80%.

Tv Klan