Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në “Opinion” deklaroi se procesi i printimit të fletëve të votimit do të nisë mëngjesin e së mërkurës dhe fletët pritet që të mbërrijnë në vendin tonë 4-5 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Sa i përket zgjedhjes për t’ia lënë procesin e printimit një kompanie të huaj, sllovene në rastin konkret, Celibashi tha se “preferenca ka qenë për një kompani të huaj dhe kjo kompani ka një eksperiencë gati 25 vjeçare në Shqipëri. Kjo kompani ka printuar fletët e votimit të disa edicione zgjedhjesh në Shqipëri. Fletët e votimit do të kenë disa elementë sigurie të dukshëm dhe të padukshëm”.

I pyetur se përse shtypen 3.6 milionë fletë votimi, kur në fakt në votim shkojnë shumë më pak qytetarë, Celibashi tha: “Janë 2 përqind se 3.6 milionë sepse numri i votuesve rreth 3.5 milion. Jemi të detyruar ta bëjmë sepse e obligon ligji këtë”.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Komisioneri Celibashi tha se fletët e votimit shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit, që janë 5199, më pak në krahasim me zgjedhjet e shkuara, pasi janë bërë disa bashkime qendrash votimi./tvklan.al