Në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar votimet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nga informacionet paraprake, partia e Zoran Zaev, LSDM kryeson rezultatet e deritanishme të numërimit të votave me rreth 36% të votave.

Në vend të dytë sa i përket numrit të votave vjen VMRO-DPMNE me rreth 35% të votave. Partia shqiptare BDI deri më tani ka marrë 10.34% të votave nga rezultatet e deritanishme.

Më pas renditet koalicioni ASH-Alternativa. Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare rezulton që të ketë marrë më pak vota. Për shkak të ngarkesës në rrjet, faqja në internet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është e padisponueshme. /tvklan.al