Rezultati i dobët, akuza mes partive shqiptare

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë marrë katër deputet në Kuvendin e Serbisë, të paktën jo me votat e këtyre trevave. Një konfirmim për katër deputet ende nuk ekziston. Sipas informacioneve zyrtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vlerëson shqiptarët në 2 deputetë.

Ajo që ka qenë një risi në qytetin e Bujanovcit ku kishte edhe zgjedhje lokale është fakti se dallimi i votave për zgjedhjet për komunë është i madh me ato të parlamentit. Shaip Kamberi, nga Partia për Veprim Demokratik i cili është i pari në listën për deputet, për televizionin Klan ka konfirmuar se shqiptarët kanë siguruar 2 deputetë, duke çuar akuza të rënda drejt partnerëve shqiptarë. 

“Në Bujanovc nuk përputhen votat e dala për zgjedhje lokale dhe parlamentare për arsye se subjektet nënshkruese së marrëveshjes së Tiranës nuk e kanë respektuar dhe shumë votues të tyre ose nuk kanë votuar ose e kanë bërë të pavlefshme votën”.

Shqipërim Arifi, kryetar i Preshevës thotë se deri më tani shqiptarët kanë marrë tre deputet, por janë duke pritur rezultatet zyrtare. Ai thotë se në Preshevë situata dallon prej Bujanovcit pasi qytetarët kanë votuar këtu më shumë. 

 “Në ditën e djeshme u votua kombi shqiptar dhe ideja që Shqipëria e ka mbështetur këtë listë. nuk kemi votuar asnjë parti politike”.

Tv Klan