Gjiknuri: Pas sugjerimeve të ekspertëve, më 13 dhe 14 të gjejmë dakordësim për propozimet

Pas dëgjesave me institucionet dhe subjekte të tjera të përfshira në procest e zgjedhjeve, Komisioni i Reformës Zgjedhore do ua lërë në dorë ekspertëve që të dalin në një dakordësi për çështje të caktuara që palët politike kanë mendime të ndryshme. Në kuadër të sugjerimeve të ekspertëve, më 13 dhe 14 Mars komisioni do të shqyrtojë përsëri propozimet për të arritur një darkodësi.

Damian Gjiknuri: Kemi dakordësuar një metodologji pune mes ekspertëve, të punojnë për çështje të cilat palët mund të jenë të ndara. Kështu që në datat 13 dhe 14 Mars, unë propozoj që ne ta zhvillojmë këtë ëorkshop, të jetë intensive ku të punohet dhe të dilet me opsione të dakordësuara

Propozimi i bërë nga Gjiknuri u pranua pa kundërshtim nga anëtarët e komisionit, edhe nga vetë Enkelejd Alibeaj.

Enkeled Alibeaj: Nuk kemi kundërshti në këtë pikë…

Gjiknuri deklaroi se javën e ardhshme në vendin tonë do të vijnë dhe një ekip ekspertësh nga ODIHR, të cilët do të japin kontributin e tyre për reformën zgjedhore.

Damian Gjiknuri: Na është kërkuar nga ODIHR-i që ata të sjellin një grup ekspertësh, dy ditë javës tjetër në Tiranë. Të punojnë me ekspertët pranë Komisionit të Reformës Zgjedhore, teknikë dhe të partivë. Palët, të paraqesin opsionet e tyre.

Krahas ndryshimeve të tjera ligjore që palët politike kërkojnë në kodin zgjedhor, një nga pikat më të diskutuara është dhe mënyra se si do të mund të votojnë edhe qytetarët me banim jashtë vendit.

Klan News