Zhdukja e gazetarit saudit të Uashington Post është kthyer në çështje ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, në mënyrë që kjo të mos kthehet në një normalitet.

Duhet të dimë me saktësi se cili është përgjegjësi, tha Guterres për BBC. Gazetari kritik i familjes mbretërore dyshohet se është vrarë nga agjentët e inteligjencës saudite.

Turqia njoftoi të premten Shtetet e Bashkuara se zotëron prova të masakrimit të tij brenda në konsullatën arabe në Stamboll.

Tv Klan