Mbulohet me mister zhdukja e shefit të Interpolit Meng Hongwei. Prej 10 ditësh, ai rezulton i zhdukur. Prokurorët në Lion, ku ndodhet selia e institucionit ndërkombëtar nisën hetimet pas denoncimit të familjarëve.

Mediat raportojnë se ai u ndalua nga policia kineze, teksa zbriste në aeroportin e Hong Kongut 10-ditë më parë. Në një njoftim për shtyp, Interpol kërkoi sqarime nga autoritetet kineze mbi vendndodhjen dhe arsyen e ndalimit të shefit të këtij institucioni. Por deri më tani, Pekini zyrtar nuk ka reaguar për të dhënë detaje për arsyet e ndalimit.

64-vjeçari rezulton të jetë ende zv/ministër në Ministrinë për Sigurinë Publike të Kinës. Në Prill, ai u largua si anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze. Ndërsa në krye të Interpolit ka më shumë se një vit. Mandati i përfundon në 2020-ën.

Zgjedhja e një zyrtari të Partisë Komuniste Kineze në krye të Interpolit u kundërshtua nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët shprehën shqetësimin se ai mund të zbulonte dhe riatdhesonte me forcë disidentët dhe të arratisurit kinezë.

Tv Klan