Studentë nga Universiteti i Harvardit do të japin asistence teknike për zhvillimin urban dhe inovacionin në qytetin e Tiranës. Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshje mes Bashkisë së Tiranës dhe këtij universiteti.

Duke nisur nga kjo verë, Bashkia e Tiranës do të presë me bursa të Harvardit studentët më të talentuar nga Masteri i Graduate School of Design & Urban Planning, të cilët do të punojnë në departamentin e planifikimit urban me projekte që kanë të bëjnë me Planin e Përgjithshëm.

Më 29 dhjetor 2016, Këshilli Bashkiak miratoi Planin e ri të Përgjithshëm Vendor për Tiranën, i titulluar “Tirana”. Dokumenti me 1200 faqe është baza për planifikimin dhe zhvillimin e qytetit në trembëdhjetë vitet e ardhshme dhe përshkruan një seri projektesh urgjente e të nevojshme për kryeqytetin.

Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon në total 13 Projekte strategjike, të cilat përbëjnë përbërësin strukturor të Planit.

Më konkretisht plani parashikon:

Projektin e Pyllit Orbital; Projektin i Oazëve natyrorë; Unazat e 2 dhe e 4; Projektin e Parkut Botëror; Unazat e gjelbra dhe blu; Epiqendrat e Tiranës policentrike; Shkollat e hapura; Ruajtjen e pasurisë arkitektonike të shekullit XX; Sistem të ri bujqësor dhe rrjet i ri i tregjeve për fermerët; Transport urban me cilësi të lartë; Rrjetin e korsive dhe mobilitetin; Tirana për të gjithë, qytet i aksesueshëm dhe gjithashtu,investime në energjinë e rinovueshme në të ardhmen./ tvklan.al