Zjarr masiv në kodrat e qytetit të Lushnjes, rrezikohen disa banesa


Zjarr masiv në kodrat e qytetit të Lushnjes, rrezikohen disa banesa

18:09 26/07/2021

Për më shumë se një orë, një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Karbunarës në qytetin e Lushnjes. Klan News raporton se flakët janë përqendruar në pjesën verilindore të kodrave dhe po përhapen me shpejtësi.

Deri tani bëhet me dije se janë djegur mijëra rrënjë ullinj dhe bimësi e thatë, në një sipërfaqe rreth 50 hektarë. Tymi është përhapur në të gjithë qytetin e Lushnjes. Po ashtu flakët po ndihmohen dhe nga era.

Në kodrat ku ka rënë zjarr, kanë shkuar banorët e zonës ndërsa zjarrfikësit nuk kanë mbërritur akoma.

Flakët kanë dëmtuar një pjesë të varrezave dhe rrezikojnë disa banesa që janë aty pranë./tvklan.al






Të ngjashme