Një avion me rreth 100 pasagjerë është përfshirë nga flakët në momentin që është ulur në aeroportin e Teheranit, në Iran, mbrëmjen e së martës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve, “Fars”, sipas të cilës avionit me pasagjerë nuk iu hapën gomat e uljes dhe u përfshi nga flakët si pasojë e fërkimit të trupit të avionit me pistën.

Autoritetet kanë arritur të evakuojnë pasagjerët dhe të vendosin nën kontroll zjarrin në avion.

“Press Tv” thotë se deri më tani nuk janë raportuar raste plagosjesh të rënda në incident./tvklan.al