Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në lagjen “5 Maji”.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale./tvklan.al