zjarr

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një ndërtesë 63 katëshe në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, shumë pranë Burxh Kalifas, kullës më të lartë në botë, në prag të spektaklit piroteknik që do të zhvillohet në prag të ndërrimit të viteve.

Shkaku i zjarrit në hotelin luksoz “The Address” nuk është mësuar dhe nuk dihet ende nëse ka viktima apo të plagosur. Përmes rrjetit social Twitter, zyra për median e Qeverisë njoftoi se ekipet e shpëtimit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe shpërnguljen e personave që ndodhen brenda hotelin.

Tv Klan