Pesë shtetasit amerikanë të cilët konsiderohen të rëndësishëm në procesin “Gërdeci” ku i pandehur është Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, do të merren në pyetje nga agjentë të FBI-së. Kjo u vendos nga gjyqtarja Irena Gjoka e cila rrëzoi kërkesën e avokatëve të Mediut, për t’i marrë në pyetje me video konferencë.

Pyetja e shtetasve amerikanë nga agjentë të FBI-së u pranua nga mbrojtja e Mediut me kushtin që i pranishëm të jetë edhe gjenerali major Andrey Turley. Kjo kërkesë e avokatëve Ardian Visha dhe Henrik Ligori u pranua nga togat e zeza.

Ardian Visha, avokat i Fatmir Mediut: Ishte pak e paqartë gjykata në vendimmarrjes e saj lidhur me video-konferencën, kërkoi që të realizohet në përputhje me ligjin amerikan LP-ja , pra me pyetje nga FBI, nga agjentë të FBI e cila ishte si alternativë e dytë prej nesh me prezencën e avokatit por nuk patëm si të thuash arsyetim pse nuk duhet video-konferenca dhe pse kjo teknikisht është vetë e pamundur ku vetë amerikanët e ofrojnë këtë gjë.

Gjatë procesit “Gërdeci” në Gjykatën e Posaçme deri më tani janë mbajtur rreth 20 seanca gjyqësore ku janë marrë në pyetje dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Seanca e radhës ndaj Mediut, u caktua më 15 maj në orën 10.

Klan News