Një zjarr përfshiu një banesë private pranë maternitetit “Koco Gliozheni” nê Tiranë. Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarja të gazetarit Spartak Koka raportohet për një fëmijë që ka ndërruar jetë dhe një grua e moshuar e plagosur të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrëfikës është bërë e mundur nxjerrja nga banesa e fëmijës dhe transportimi drejt ambulancës siç duket dhe nga këto pamje të siguruara për tvklan.al nga gazetari Spartak Koka. Fatkeqësisht ka humbur jetën një foshnje 6-muajshe, ndërsa është plagosur gjyshja me inicialet J.L.

Shkaqet e zjarrit që ra rreth orës 00.05 mbeten ende të paqarta./tvklan.al