Më shumë se 80 mijë persona janë evakuuar, si pasojë e një zjarri masiv që ra në qarkun e San Bernandinos, në lindje të Los Angeles.

Më shumë se 7 mijë hektarë u përfshinë nga flakët brenda 24 orëve, ndërsa autoritetet amerikane shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Mediat në SHBA njoftojnë se dhjetëra mijëra shtëpi rrezikojnë të hyjnë në rrezen e zjarrit gjigant.

Dëshmitarët thanë se flakët shkaktuan një stuhi prej hiri, që përngjante si shi. Rreth 700 zjarrfikës janë dërguar në terren për të parandaluar përhapjen e zjarrit.zjarrfikesit

Prej 5 vitesh Kalifornia vuan nga një thatësirë e skajshme, që ka tharë pyjet dhe është përfshirë nga një valë e nxehtë, me temperaturat që i kalojnë 40 gradë celcius. Gjithashtu edhe erërat e forta janë rritur ndjeshëm së fundi. Me një “koktej” të tillë natyror, mjafton vetëm një shkëndijë për të shkaktuar katastrofën.