Dy persona humbën jetën ndërsa mijë struktura janë shkatërruar, Kalifornia po përballet edhe me mungesë energjie

Dy persona humbën jetën dhe një urdhër evakuimi hyri në fuqi në qarkun e Hemet, Kaliforni për shkak të zjarreve të fuqishme.

Flakët dogjën më shumë se 2 mijë hektarë tokë, ndërsa zjarrfikësit të ndihmuar nga helikopterë dhe avionë kanë arritur të kontrollojnë vetëm 5% të zjarrit. Zjarri shkatërroi shtatë struktura dhe dëmtoi disa shtëpi përreth.

Një qendër komunitare  përkujdesjeje dhe pritjeje për të evakuuarit u krijua në një shkollë të mesme lokale. Zyrtarët e Distriktit Hemet thanë se shkollat ​​do të mbylleshin deri në përmirësimin e situatës. Zjarret e shumta u panë duke u përhapur edhe në Idaho.  Pylli kombëtar Sawtooth tanimë është nën kërcënimin e zjarreve dhe sipas autoriteteve mund të djegë deri në 24 mijë hektarë .

Kalifornianët u përballën gjithashtu edhe me shumë ndërprerje të energjisë. Miliona njerëz u drejtuan drejt bregdetit për t’i shpëtuar vapës përvëluese. Autoritetet i bën thirrje banorëve që të frenojnë përdorimin e kondicionerëve dhe freskueseve nga frika se kërkesa e shtuar do të mbingarkonin furnizimet, duke çuar në ndërprerje të energjisë totale.

Paralajmërimi erdhi nga Operatori i Pavarur i Shërbimit të Kalifornisë i cili gjithashtu u kërkoi njerëzve të shmangin përdorimin e kondicionerëve në orët e pikut.

Ndërkaq nga ana tjetër ekspertët e motit po vëzhgojnë gjithashtu uraganin Kay, mund t’i drejtohet plazheve të San Diegos. Uragani Kay goditi bregun e Paqësorit të Meksikës ndërsa stuhia kërcënon të bëhet një stuhi e Kategorisë 2.

Stuhia goditi një vendpushim në rajonin e Colima, duke shkaktuar përmbytje. Turistët dhe vendasit janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg plazheve. Uragani Kay vrau tre persona në Meksikë gjatë fundjavës dhe solli dëme të konsiderueshme. Reshjet e mëdha nga Kay mund të çojnë në përmbytje, duke përfshirë rrëshqitje të dheut, në disa pjesë të Meksikës perëndimore.

Klan News