Zjarret në Kaliforninë veriore, autoritetet amerikane kanë evakuuar të gjithë banorët


Zjarret në Kaliforninë veriore, autoritetet amerikane kanë evakuuar të gjithë banorët

22:00 31/08/2021

18 pyjet kombëtare të Kalifornisë ndodhen në një mbyllje të përkohshme

Zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë Veriore kanë detyruar banorët dhe turistët të evakuohen  pasi flakët janë afruar pranë Liqenit Tahoe, një destinacionit turistik mjaft i populluar.

Urdhrat për evakuim janë lëshuar  për disa zona, përfshirë një pjesë të Qarkut El Dorado në jug të Liqenit Tahoe, i cili shtrihet në kufirin Kaliforni-Nevada .Autoritet kanë shkuar derë më derë në mënyrë që të bëhet i mundur evakuimi i të gjithë banorëve.

Kjo është një  zonë mjaft e frekuentuar nga turistët të cilët kryejnë një sërë aktivitetesh si not, shëtitje ,kampe verore si dhe është e  njohur gjatë stinës së dimrit për skitë.

Shërbimi Pyjor në  SHBA deklaroi se do të mbyllte  të 18 pyjet kombëtare në Kaliforni  pasi vendi po përballet me një nga zjarret më të rënda këtë sezon . Mbyllja pritet të zgjasë për një periudhë 17 ditore.

Një mbyllje e ngjashme u vendos edhe Shtatorin e kaluar ku autoritet amerikane i përshkruan zjarret  në atë kohë si të paprecedentë . I ashtuquajturi zjarri  Caldor konsiderohet si një nga më të rëndit për këtë verë dhe ka shkatërruar më shumë se 177,000 hektarë pyje.

Zjarri shkatërroi të paktën 472 shtëpi si dhe pesë persona pësuan dëmtime mes tyre zjarrfikës dhe civilë.

Klan News






Të ngjashme