Shtatori 2019-Mars 2020, sezoni më i keq në histori

Rreth tre miliardë koala, kangurë dhe kafshë të tjera australiane u vranë ose u shpërngulën nga zjarret që përfshinë vendin në 2019 dhe 2020.

Sipas një studimi të publikuar të martën nga fondi World Wide for Nature, 143 milionë gjitarë, 2.46 miliardë zvarranikë, 180 milionë zogj dhe 51 milionë bretkosa u ndikuan nga zjarret më të këqija në dekada.

Shifrat përfshijnë kafshët e zhvendosura për shkak të habitateve të shkatërruara, të cilat më pas u përballën me mungesë ushqimi dhe strehimi ose që duhej të transferoheshin në një habitat tashmë të pushtuar.

Rritja drastike e numrit të viktimave të kafshëve vjen edhe si pasojë e studimit me të gjerë që ka bërë ekspertët duke përfshirë të gjithë zonën dhe jo vetëm zonat e prekura më rënde nga zjarret.

Thatësira e jashtëzakonshme thuajse e pazakontë shkaktoi një nga sezonet më të këqij në histori, me zjarre që pushtuan vendin nga Shtatori 2019 deri në Marsin e vitit 2020.

Flakët shkatërruan më shumë se 11 milionë hektarë në të gjithë juglindjen australiane, gati gjysmën e sipërfaqes së Mbretërisë së Bashkuar. 34 persona humbën jetën dhe gati 3,000 u shkatërruan.

Tv Klan