Punonjësi i lënduar ditën e premte si pasojë e zjarrit që ra në fabrikën e tullave në Maminas, nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve. Policia ka njoftuar se 57-vjeçari Besnik Bojaku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Punonjësi ka qenë duke kryer punime në momentin e ngjarjes, ndërsa më vonë ka tentuar të shuajë zjarrin, por u plagos vetë.

Për ngjarjen autoritetet kanë vënë në pranga 67-vjeçarin B.Z., me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas. Ai akuzohet për mosrespektim të rregullave të mbrojtjes në punë./tvklan.al