Vërshimi i përrenjëve nga mali i Morganes shembi dhe nxorri jashtë funksionit tre ura në Dropullin e Sipërm të Gjirokastrës. Një numër i madh fshatrash janë izoluar.

Situata është e tillë prej një viti. Banorët tregojnë se nuk mund të lëvizin as për të blerë ushqimet. Banorëve të fshatit Koshovicë u duhet të ecin më shumë se një orë në këmbë, ndërsa lumin duhet ta kalojnë duke u futur në ujë.

Nënkryetari i bashkisë së dropullit, Mihal Mano thotë se ky institicion nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në ringritjen e urave.

Një vit më parë Bashkia e Dropullit ishte më e prekura e Qarkut Gjirokastër nga dëmet në infrastrukturë.

Tv Klan