Cristiano Ronaldo merr certifikatën nga rekordet Guinnes, 111 gola me Portugalinë

Rekordi i tij ka marrë edhe formë zyrtare. Cristiano Ronaldo  është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në nivel kombëtareje. Sulmuesi realizoi dopietë golash ndaj Irlandës për tu ngjitur në kuotën e 111 golave me Portugalinë, për të lënë pas iranianin, Ali Daei me 109 gola.

Për këtë, Ronaldo ka marrë edhe çmimin nga Libri i Rekordeve Gines, me 36-vjeçarin që natyrisht nuk ka nguruar të pozojë me certifikatën e saj.

“Faleminderit Libri i Rekordeve Guinnes. Gjithmonë mirë të njihesh si thyes i rekordeve botërore. Le të vazhdojmë përpjekjet për të vendosur numrat edhe më të lartë”, shkruan Ronaldo në statusin e tij.

Ronaldo bëri debutimin e tij për Portgual në 2003 dhe në 180 sfida me kombëtaren e në harkun e 18-viteve arriti që të vendos rekordin për golat e shënuar në nivel ndërkombëtar.

Sulmuesi i cili u bashkua me Manchester United në këtë merkato vere është gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e UEFA Champions League me 134 gola.

Ai është edhe më i miri ndonjëherë në Kampionatin Europian me 14 gola. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar vetëm një trofe të madh me Portugalinë, pikërisht Europianin e vitit 2016.

Klan News