1.9 trilionë Dollarë për Covidin, Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin e Biden



1.9 trilionë Dollarë për Covidin, Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin e Biden

10:13 27/02/2021

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar planin e Presidentit Joe Biden me vlerë 1.9 trilionë Dollarë që do të përdoren për të ndihmuar qytetarët e prekur nga Covid-19.

Dy demokratë votuan kundër së bashku me republikanët kundër këtij plani, të cilin e konsiderojnë si shumë të kushtueshëm.

Projektligji do të duhet të miratohet në Senat për të hyrë në fuqi. Ky projektligj kundërshtohet nga republikanët pasi bllokon dyfishimin e pagës minimale në SHBA në 15 Dollarë për orë.

Paketa 1.9 trilionë Dollarë e Joe Biden synon të rrisë vaksinimet e popullsisë, testimet kundër Covid dhe të stabilizojë ekonominë amerikane.

Po kështu, do të ndihmohen familjet dhe bizneset e vogla që janë goditur ekonomikisht nga pandemia. Presidenti Joe Biden e konsideron këtë paketë si Planin Amerikan të Shpëtimit që do të ndihmojë qytetarët për të luftuar Covid-19. /tvklan.al







Të ngjashme