Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, gjatë një grabitjeje të ndodhur në Bristol të Anglisë.

Sulmi ndodhi në rrugën Prewett, Redcliffe, pak pas orës 01:00 të së hënës.

Për ngjarjen e rëndë autoritetet policore arrestuan 2 persona nga Londra të moshës 25 dhe 37 vjeç. Ata u kapën gjatë kohës që po tentonin të largoheshin nga vendngjarja.

Policia tha se u njoftua për një grabitje të dhunshme dhe në kohën kur shkoi gjeti disa presona të cilët ishin sulmuar nga autorët.

Viktima mësohet se ndërroi jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital.

/tvklan.al