Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Meksikën. Lëkundjet u ndjenë edhe në Guatemalë dhe disa vende të Amerikës Qendrore.

Raportohet për 1 viktimë dhe dëme të shumta materiale. Energjia elektrike u ndërpre në të gjithë zonën.

Mijëra njerëz dolën në rrugë të alarmuar, ndërsa në zonë shkuan forca të shumta të emergjencave.

Autoritetet dhanë alarmin për cunami, por më pas e tërhoqën atë.

Tv Klan