Pas 10 vitesh luftë Siria duket se ka lënë pas konfliktin civile dhe pritet që të mbajë zgjedhjet e reja për të zgjedhur Presidentin. Mbajtja e zgjedhjeve është njoftuar nga Parlamenti i vendit dhe shihet si një lëvizje e mundshme për të ruajtur kontrollin e pushtetit të Presidentit, Bashar al-Assad.

Ky i fundit duket se do ta ketë të lehtë garën edhe pse vendi vijon që të ketë konflikte në disa zona të tij dhe kriza ekonomike sa vjen e rritet.

Pas një lufte të gjatë, qeveria siriane arriti që të mundte opozitën dhe tani kontrollon një pjesë të madhe të territorit dhe popullsisë në vend.

Zgjedhjet do të shërbejnë për të zgjedhur një president të ri i cili do ketë një mandat 7-vjeçar. Qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit në 26 Maj.

Këto janë zgjedhjet e dyta presidenciale pas nisjes së luftës civile që u ka marrë jetën mbi 400 mijë qytetarëve dhe 500 mijë të tjerë janë zhvendosur. Zgjedhjet e para që u zhvilluan në vitin 2014 janë quajtur si jodemokratike edhe pse Assad arriti të fitojnë 92% të votave./tvklan.al