Në 100-vjetorin e Partisë Komuniste ai u zotua te mbroje vendin nga nënshtrimi dhe ndërhyrjet

Presidenti i Kinës Xi Jinping paralajmëroi forcat e huaja që përpiqen të ngacmojnë kombin se do të përballen me pasoja nëse ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

Në një fjalim para një turme prej 70,000 njerëzish në Sheshin Tiananmen në Pekin, Xi vlerësoi partinë në pushtet në 100 vjetorin e themelimit të saj dhe u zotua të zgjerojë ushtrinë dhe ndikimin e Kinës si dhe u shpreh se stabiliteti shoqëror do të sigurohej në Hong Kong duke mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e Kinës.

 “Populli i Kinës ka krijuar një botë të re. Vetëm socializmi mund ta shpëtojë Kinën. Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin e tij kombëtar dhe integritetin territorial. Ne kurrë nuk kemi ngacmuar, shtypur ose nënshtruar njerëzit e ndonjë vendi tjetër dhe nuk do ta bëjmë kurrë. Me të njëjtën argument, ne kurrë nuk do të lejojmë askënd të ngacmojë, shtypë ose nënshtrojë Kinën. Kushdo që guxon të përpiqet ta bëjë këtë, do t’i ketë kokat e përgjakura”, është shprehur Xi Jinping.

Deklaratat e tij të zjarrta u pritën me duartrokitje nga dhjetëra mijëra anëtarë të partisë Komuniste Kineze. Festimet e 100-vjetorit u shoqëruan me avionë ushtarakë, përshëndetje topi dhe këngë patriotike.

Kohët e fundit Pekini po përballet me kritika për shtypjen e tij në Hong Kong Kina, abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe veprimeve agresive ndaj fqinjëve rajonalë si Tajvani, India. Marrëdhëniet e saj me vende si SHBA, Kanada dhe Australia  me të cilat ka mosmarrëveshje të hidhura tregtare janë në pikat e tyre më të ulëta në dekada.

Xi Jingping ka forcuar sundimin e tij tetë-vjeçar përmes kultit të personalitetit. Ai ka pastruar rivalët dhe ka shtypur disidencën  nga myslimanët ujgurë dhe kritikët ndaj protestave pro-demokracisë në Hong Kong.

Modernizimi i shpejtë ushtarak i Kinës ka ndezur shqetësimin në rritje midis fqinjëve të saj dhe në Perëndim, e cila kohët e fundit ka planifikuar që të ndërtojë forcat e saj të armatosura për të mbrojtur sovranitetin e saj, sigurinë dhe zhvillimin, duke i ngritur ato në standardet e klasit botëror.

Klan News