Shkon në 502 numri i të shtruarve në spital

Koronavirusi vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve të reja dhe fataliteteve. Kjo e premte ka regjistruar 14 viktima, duke e çuar në 1531 e jetëve të humbura që prej nisjes së qarkullimit të virusit në vend.

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me Covid, ishin të grupmoshës 40-82 vjeç. 5 nga Tirana, 2 nga Durrësi, 2 nga Elbasani,  2 nga Mat, dhe 1 nga Kavaja, Korça e  Kruja.

Në 24 orë janë kryer 3982 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1059 qytetarë. Tirana vijon të mbajë peshën më të madhe me 363 raste të reja, për t’u pasuar nga Elbasan me 103 raste, Kavaja me 98 raste, Lushnja 75 raste, Berati 52 raste, Kuçova 50 raste, Durrësi 44 raste, Kruja 38 raste.

Raste të reja me Covid janë identifikuar thuajse në të gjithë Shqipërinë. Shumica e të infektuarve i përkasin grupmoshës aktive, ndërsa disa prej tyre kane patur nevojë për hospitalizim, duke e rritur numrin e të shtruarve në 24 orët e fundit.

502 pacientë po trajtohen aktualisht në 4 spitalet Covid, 33 prej të cilëve në terapi intensive dhe 19 pacientë të intubuar. Numri i të shëruarve në 24 orë është më i vogël se i infektimeve ditore. 881 qytetarë janë negativizuar duke u konsideruar të shëruar.

Tv Klan