Të mbijetuarit dhe të afërmit e rreth 3 mijë viktimave të 11 Shtatorit, mund të hedhnin në gjyq qeverinë e Arabisë Saudite, për dëmet e shkaktuara nga sulmet terroriste.

Kjo e drejtë qytetarëve amerikan i vjen pas miratimit nga ana e Senatit i Shteteve të Bashkuara të një ligji i ri i mundëson familjeve të viktimave të ngrenë akuza ndaj Arabisë Saudite.

Edhe pse Rijadi ka mohuar përfshirjen në sulme, 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve më vonë u identifikuan si shtetas sauditë.

Nga ana e saj, Arabia Saudite, ka kërcënuar se do t’i marrë miliarda dollarë ekonomisë amerikane, në se projektligji i miratuar nga Senati shndërrohet në ligj.

Aktualishte masa e miratuar nga Senati këtë të martë duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Barak Obama.

Ky i fundit ka paralajmëruar se do t’i verë veton nëse ligji miratohet në Kongres, duke shtuar se ai do t’i ekspozonte amerikanët jashtë vendit ndaj rreziqeve ligjore./tvklan.al