Mediat ndërkombëtare: Më sulmin iranian në Bagdad u vranë 80 persona.

Sulmi që ndërmori Irani në datën 8 Janar në dy bazat amerikane në Irak ka nxjerr në pah disa detaje të reja. Më herët në deklarata e bëra nga presidenti amerikan Donald Trump u tha se nga ai sulm nuk humbi jetën apo u plagos asnjë prej personelit ushtarak amerikan.

Por një raport i fundit të bërë publik në mediat ndërkombëtare nxjerr se 11 ushtarë mbetën të plagosur nga sulmi me 35 raketa balistike, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spital. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Gjermani dhe në Kuvajt.

Asokohe kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se ushtria e SHBA-së më të fuqishmja dhe pajisura në botë, duke fshehur më këtë mënyrë edhe plagosjen e personelit.

Sipas deklaratës të bërë nga zëdhënësi i Komandës Qendrore Amerikane, Bill Urban lajmi se përse një bilanc i tillë u mbajt i fshehur ishte pasi kështu vendosi komandanti i ushtrisë dhe një procedurë e tillë u ndoq edhe në vijim.

Irani pretendon se nga sulmi që ndodhi humbën jetën 80 viktima që mendohen se janë pjesëtarë të Irakut. Një veprim i tillë nga ana e Iranit u ndërmor si një shenjë hakmarrje pas vrasjes së komandantit më të lartë iranian Qassem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e cilësoi këtë sulm si një shuplakë që Irani i dha SHBA-së.

Klan Plus