Rritet në 12  numri i të vdekurve nga stuhia ‘Elsa’ që ka përfshirë Francën, Spanjën dhe Portugalinë.

Reshjet e shumta të shiut bënë që disa lumenj në Spanjë të dilnin nga shtrati, ndërkaq dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin e Galicias.

Në Portugali dy persona u gjetën të mbytur në makinën e tyre për shkak se rrjedha e ujit e mori përpara.

Ndërsa në Francë mbi 110 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet franceze në ishullin e Korsikës kanë mbyllur aeroportin për shkak të motit të keq, ndërkaq transporti detar po ashtu është pezulluar.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në Itali. Ndërkohë që të gjitha shkollat, rrugët dhe çdo shërbim publik vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Në disa zona janë evakuuar disa familje megjithatë ka me qindra të tjera që kanë mbetur të bllokuara.

Në Venecia sërish niveli ujit është rritur duke bërë që autoritetet të vihen në gatishmëri të plotë.

‘Elsa’ tani po zhvendoset në veri në drejtim të Britanisë, që sipas meteorologëve do të sjelli reshje dhe përmbytje të shumta gjatë ditëve në vijim.

Klan Plus