Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë në një autostradë mes Barcelonës dhe Valencias, në verilindje të Spanjës.

Pjesa më e madhe e viktimave janë studentë të programit europian studentor Erasmus. E përditshmja “El Pais” e cila citon Ministrin e Brendshëm spanjoll, njofton se të gjitha viktimat janë vajza.

Aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes ballore të autobusit të studentëve me një autoveturë. BBC raporton se autobusi kishte në bord 57 persona, pjesa më e madhe studentë të Erasmus që po ktheheshin nga një aktivitet festiv në Barcelonë.

Ende nuk dihen kombësitë e viktimave, ndërsa sa i përket të plagosurve, e përditshmja katalanase “El Mundo” shkruan se ata janë nga vende të ndryshme të Botës.

Ministri i Brendshëm i rajonit të Katalunjës deklaroi se aksidentit erdhi si pasojë e përplasjes së autobusit me barrierën anësore të rrugës, çka devijoji mjetin në krahun tjetër të rrugës dhe shkaktoi përplasjen ballore me automjetin tjetër.

Shoferi i autobusit i mbijetoi aksidentit dhe u shoqërua në polici për të zbarshur ngjarjen.

Tv Klan