Është zhvilluar këtë të martë seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për dy administratorët e kompanive që kishin porositur banane në kontejnerin që u gjetën 143 kg kokainë, të shtunën në Durrës.

Klan News mëson se gjykata ka caktuar masën arrest me burg për Erion Peti dhe Klaudio Xibraku, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale.

Klan News