Targa e makinës ishte ajo që fundosi një shpërndarës shqiptar të drogës, i cili po lëvizte me makinë në zonën e qendrës tregtare në Larga, me 17 kilogramë kokainë me vete. Ai u përpoq që t’i ikte karabinierëve, por përfundoi duke u përfshirë në një aksident.

Autoritetet policore në Bolonja e vunë në pranga shqiptarin, i cili sasinë e konsiderueshme të drogës, e kishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.

Ajo që i tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht targa, që rezultoi se ishte e klonuar. E teksa karabinierët po i afroheshin makinës, shqiptari tentoi të arratisej. Kjo bëri që autoritetet të nisnin ndjekjen e tij që mori fund kur shqiptari u fut në parkingun e qendrës tregtare duke u përplasur me dy makina të parkuara./tvklan.al