186 të shtruar në spitalet Covid


186 të shtruar në spitalet Covid

15:35 24/09/2020

16 në terapi intensive, 5 të intubuar

186 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet Covid në vend.

Sipas burimeve zyrtare, 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid, atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra  qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësore janë edhe disa pacientë, të cilët rezultojnë Covid negativë me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan



Të ngjashme