Janë urdhëruar të largohen 22 mijë shqiptarë të tjerë

Shqiptarët janë të dytët pas Ukrainës të refuzuar në një nga kufijtë e vendeve të BE. Sipas Eurostat në vitin 2021, rreth 139 000 shtetas jashtë BE iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian në një nga kufijtë e saj të jashtëm, 1% më shumë krahasuar me 138 mijë shtetas të vitit të kaluar.

Sipas shifrave të Eurostat  qytetarët ukrainas përbënin numrin më të madh të refuzimeve në vitin 2021 (50 200). Të ndjekur nga shtetasit shqiptare me afro 19 mijë dhe Moldavisë 9 100.

Por ajo që bie në sy është numri i lartë i shtetasve të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale brenda vendeve të BE. Në vitin 2021, rreth 681 mijë qytetarë jashtë BE-së u gjetën në mënyrë të paligjshme në BE. 22% më shumë në krahasim me vitin 2020 (557 500).

Shumica e shtetasve të cilët janë futur në mënyrë ilegale në vendet e BE janë regjistruar në francë, e ndjekur nga Hungaria dhe Gjermania.

Në vitin 2021, numri më i madh i personave të urdhëruar të largoheshin nga një territor i një shteti anëtar të BE-së u vu re mes algjerianëve (26 400), shqiptarëve (22 000) dhe marokenëve (21 800).

Tv Klan