Një listë e re e 10 markave më të vlefshme në botë është publikuar, teksa për herë të parë në mesin e tyre renditen edhe 2 kompani kineze.

Konglomerati i shit-blerjeve online “Alibaba” i është bashkuar kopanisë tjetër kineze “Tencent” në mesin e 10 kompnive më të mëdha të botës që kryesohet nga “Google”.

Sipas “CNN”, kompania e Jack Ma renditet e 9-të me një vlerë tregu prej 113 miliardë dollarësh.

Ndërsa kompania tjetër teknologjike kineze “Tencent”, e specializuar në lojëra online, aplikacioneve dhe pagesave online, u rëndit për herë të parë në mesin e 10 më të mëdhave në vitin 2017. Këtë vit ajo la pas edhe Facebook-un, duke arritur një vlerë tregu prej 179 miliardë dollarësh, 65 për qind më shumë se një vit më parë.

Lista e 10 kompanive më të vlefshme në botë:

  1. Google

  2. Apple

  3. Amazon

  4. Microsoft

  5. Tencent

  6. Facebook

  7. Visa

  8. McDonald’s

  9. Alibaba

  10. AT&T

/tvklan.al